Ballina Aktualitet Qendresa Qytetare reagon për aksionin në Theth: Inspektori i IKMT ofendoi banorët,...

Qendresa Qytetare reagon për aksionin në Theth: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese!

0
11

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve mes banorëve të Thethit dhe IKMT-së.

Aksioni i IKMT në Theth u shoqërua sot me tensione të forta, pasi banorët kundërshtojnë shembjen e objekteve të tyre.

Banorët e zonës për të ndaluar shembjen tentuan t’i vënë flakën urës prej druri për të penguar fadromat e IKMT.

Në konflikt me banorët u përfshi edhe vetë drejtori i IKMT,  Fatmir Meta, i cili ka sharë banorët e zonës me fjalë të rënda.

Lidhur me këtë situatë Qendresa Qytetare, thotë se prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmi e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.

Reagimi i plotë

Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth

Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.

Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.