Ballina Aktualitet Rokada në Policinë e Shtetit/ Emërohen shefat e rinj të komisariateve në...

Rokada në Policinë e Shtetit/ Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë, Shkodër dhe Kukës

0
14

Ndryshime në Policinë e Shtetit.  Mësohet se janë emëruar shefa të rinj në komisariate.

Idriz Daulle, nga zv drejtori i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkaq, Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë, ndërsa Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, po në Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë. Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.