Sabrina Carpenter ka mahnitur fansat me imazhin e ri artistik të edicionit special të albumit të saj Man’s Best Friend, të publikuar së fundmi në Instagram.
Këngëtarja 26-vjeçare, e cila u përball me kritika për kopertinën origjinale të albumit – ku shfaqej në katër këmbë ndërsa një burrë pa fytyrë i tërhiqte flokët – ka sjellë një qasje më elegante dhe poetike këtë herë, shkruan “Daily Mail”.
Në kopertinën e re, Sabrina shfaqet e shtrirë në një kolltuk Rokoko në stilin “duck egg”, e rrethuar nga trëndafila. Ajo mban veshur të brendshme të zeza transparente, nën një këmishë nate të hollë, ndërsa pamjen e plotësojnë një palë taka të larta me platformë, duke i dhënë siluetës së saj delikate një efekt dramatik dhe të sofistikuar.
Në dorë, Carpenter mban një kartolinë me inicialet “M.B.F.”, duke iu referuar titullit të albumit.
Në përshkrimin e postimit, artistja shkroi: “Kopertina e re e edicionit special të Man’s Best Friend është tashmë në dispozicion për porosi paraprake – ekskluzivisht në vinil me trëndafila.”
Reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe entuziaste. Komentet përfshijnë:
“Pikërisht… pse nuk ishte kjo kopertina që në fillim?”, “Kjo është e preferuara ime deri tani!”, “O Zot, kjo kopertinë është gjithçka – wow!” dhe “Ajo tha ‘meqë do të vazhdoni të flisni për kopertinën, po ju jap një mundësi tjetër’ – kopertina më e bukur deri më tani!”