Ballina Kronika U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi...

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

11
0

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.

SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYECC.