Ballina Aktualitet Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

0
15

Njē zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Breg , në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 mjet zjarrëfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrëfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrëfikëse nga Fieri e Lushnja.

25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës. Ende ka vatra të nxehta në zonë,të cilat po mbahen nën vëzhgim,ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo.