Levi Colwill, qendërmbrojtësi titullar i Chelseat, synon që të rikthehet në fushë në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, pasi vuajti pezullimin. Në konferencë për shtyp, ai u dërgoi një mesazh të qartë kundërshtarëve, duke theksuar ndryshimin midis Bluve të Londrës dhe të tjerëve.
“Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne nuk jemi as Interi dhe as Real Madridi.
“Real Madridi është shumë ndryshe nga ne: nuk bëjnë presion si ne, nuk luajnë si ne. PSG nuk mund të presë të njëjtën ndeshje. Ne ofrojmë diçka të re. Jemi lojtarë të ndryshëm.
Bota pret që PSG të fitojë, por ne nuk mendojmë kështu. Më kujtohet kur thashë në fillim të turneut se do të ishim kampionë… dhe tani jemi në finale. Nuk po gënjeja.”