Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur dritë mbi një episod të pazakontë që përfshin ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i dënuar me burg në shtator të vitit 2024. Sipas saj, më 23 nëntor të po atij viti, Salianji është transferuar nga burgu në një spital privat nën pretekstin e një ndërhyrjeje mjekësore për varice, por, në fakt, ka kryer një operacion për mbjellje flokësh.
Kokalari shprehet se në dhomat private të spitalit, qëndronte jo vetëm Salianji, por edhe Grida Duma, e cilësuar prej saj si “përkujdesja kryesore” gjatë gjithë periudhës. Denoncimi ngre akuza të drejtpërdrejta për trajtim preferencial, shkelje të rregullave të burgimit dhe përfshirje të mundshme të spitalit në një skemë favorizimi politik.
Kokalari kërkon hetim nga SPAK për shpenzimet, autorizimet dhe ndërhyrjet, ndërsa paralajmëron se lejimi i rasteve të tilla do të vendosë një standard të rrezikshëm për të ardhmen.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Ervin Saljani u dënua me burg si politikan. Dënimi filloi ne Shtator të 2024.
Në 23 Nëntor 2024, Ervin Saljani është shtruar tek spitali Amerikan #3, që është në kombinat. Arsyeja: varicektomi, por në fakt mbolli flokët. Nuk kam info akoma për operacionin e hundës.
Drejtori spitalit dha urdhër që me dy dhomat ku në njërën rrinte ky me Grida Dumën dhe tjetrën policët, mos ‘ngatërrohej’ njëri, pra mos hynte njëri. Grida Duma ishte përkujdesi kryesor.
Këto info më vinë nga një ‘whistleblower’, që në shqip do të thotë dikush që vë alarmin për diçka që duhet ta dijë publiku.
Dhe jam shume dakort, publiku duhet ta dij, për më tepër qe ky dhe Grida Duma paskan një plan për të marrë Partinë Demokratike, si pasoj opozitën dhe mundësisht pozicionin e Kryeministrit në të ardhmen. Pra, Duma ka kapur median, ky politikën, ose të paktën kështu aludojnë.
Si e tillë, e kam të pamundur të mos flas. Ervin Saljani, Grida Duma, Belind Këlliçi, Gaz Bardhi dhe një tufë tjetër në PD që kanë që kur nisëm foltoret që bëjnë plane të marrin PDnë, janë individët më problematikë në opozitë, sepse në rradhë të parë janë vazhdimësi e kupolës që duhet shkatërruar totalisht në Shqipëri, dhe nëse arrijnë të marrin pushtetin, do jenë shumë më keq se ata që udhehoqën 33 vitet e fundit. Ky grup, janë mashtrues të opinionit publik, shpifës të pafytyrë dhe janë shëmbëllyesit kryesor të anti-meritokracisë në atë parti.
Ironikisht – dënimin dhe burgun për shpifje dhe manipulim faktesh e bëri dhe ky.
Në këtë pikë, me ekspozimin që po i bëj Saljanit dhe Grida Dumës, po i bëj nder dhe Sali Berishas, që jam e sigurt privatisht thotë “shyqyr që i është ngjitur Evi këtyre”
Ndërkohë, mendoj që ky rast i daljes nga burgu dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i policisë së burgjeve që paguhen nga taksat e popullit dhe humbën ditë pune duke ruajtur këta në spital, duhet të investigohet. Populli Shqiptar s’ka pse të ndaj koston e procedurave kosmetike të një politikani që për më tepër ishte i dënuar me burg.
Në fakt, ky investigim duhet ti kaloj SPAKut meqënëse Saljani në atë burg hyri si politikan. SPAK thjeshtë ti dërgoj një flet-thirje Spitalit Amerikan dhe të kërkoj çdo detajë të qëndrimit të Saljanit aty, procedurat, kartat mjekësore dhe mbi të gjitha pagesat, si dhe kush i bëri.
Nëse ky rast nuk merret seriozisht, atëherë do krijojmë një precedencë që do kthehet në standard.
Ky shpërdorim drejtësie, kjo arrogancë nga një politikan që duhej të kryente dënimin është e pafalshme dhe nuk tolerohet me askënd. Dhe nëse Saljani ka pasur problem serioz shëndetësor, atëherë ai duhej të trajtohej në të njëjtën mënyrë si çdo i burgosur tjetër. Fakti që ky kaloi në spital privat, ku shqiptarët i paguanin rojet është absurde, por mbi të gjitha, si u lejua Grida Duma të kujdeset për një të burgosur me ditë dhe netë të tëra? Kush i aprovoi këto thyerje rregullash të sistemit? Dhe kjo duhet të investigohet nga SPAK sepse korrupsion më vete është. Nuk është çudi që ata që i aprovuan këtë dalje për ditë të tëra nga burgu, të jenë paguar.
Dhe mbi te gjitha, spitali Amerikan eshte spital privat. Si i pagoi Saljani me rrogë politikani dy dhoma private për gati një javë?
Të gjitha infot më lart i kam nga një ‘whistleblower’ dhe e ndjej të nevojshme ti bëj publike, ndërkohë që i kërkoj mediave të fillojnë dhe të pyesin tek spitali Amerikan për qëndrimin e Saljanit, dhe nëse spitali refuzon, SPAK mund ti marri në pyetje shumë kollaj dhe investigim mbi këtë rast duhet në mënyrë absolute të përfshijë spitalin si bashkëpunëtore në këtë rast.