Ballina Ekonomia Gati banka e 12-të/ Zirat e Turqisë merr liçencën nga BSH brenda...

Gati banka e 12-të/ Zirat e Turqisë merr liçencën nga BSH brenda Korrikut

11
0

Tregut financiar të Shqipërisë do t’i shtohet një bankë e 12-të. Banka shtetërore e Turqisë, Zirat, njoftoi se brenda këtij muaji pret të marrë liçencën nga Banka e Shqipërisë për të hapur degën e saj në vendin tonë.

Lajmi është bërë publik nga drejtori i përgjithshëm i Zirat, Alpaslan Cakar.

Banka është duke pritur miratimin përfundimtar për të nisur aktivitetet në Shqipëri brenda këtij muaji dhe tashmë ka aplikuar për të themeluar një bankë të re në Rumani, sipas Cakar.

Cakar shtoi se negociatat me Bankën Qendrore Rumune kanë vazhduar gjatë tre muajve të fundit. Puna themelore në Shqipëri ka përfunduar dhe licenca pritet së shpejti.

Ziraat operon në 22 vende, duke menaxhuar rreth 170 miliardë dollarë. E themeluar në vitin 1863, Ziraat është banka më e madhe shtetërore e Turqisë, me një total asetesh prej 166.75 miliardë dollarë.

Banka ofron një pjesë të konsiderueshme të financimit në të gjithë vendin, duke trajtuar një në çdo pesë kredi për strehim dhe transaksione të tregtisë së jashtme në Turqi.

Zirat aktualisht operon në në 22 vende, me një fokus të veçantë në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Evropë./kapital