Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Shkodër, në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i shtetasit E. M. u gjet rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.