Ballina Lifestyle Lily Allen provokon me të brendshme të kuqe, tregon me krenari rezultatet...

Lily Allen provokon me të brendshme të kuqe, tregon me krenari rezultatet e operacionit të gjoksit

10
0

Lily Allen ka vendosur të mos fshihet më.Këngëtarja britanike 39-vjeçare publikoi një fotografi shumë provokuese në Instagram të premten, ku shihet me reçipeta të kuqe me dantella dhe një xhaketë me motive lulesh, duke treguar rezultatet e operacionit të gjoksit që bëri pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, aktori David Harbour.

Fotoja e saj e fundit u shoqërua me përshkrimin thumbues: “Më vjen keq, jo më vjen keq”, ndërsa komentet dhe pëlqimet nga miqtë e saj të famshëm, përfshirë Charli XCX, nuk munguan, shkruan DailyMail.

Operacionin e gjoksit ajo e bëri në shkurt dhe që atëherë ka folur hapur për përvojën e saj.

Në podkastin “Miss Me?” me mikeshën e saj Miquita Oliver, Lily tregoi se pavarësisht pamjes mahnitëse të gjoksit të ri, ajo ndjen një kontrast me fytyrën e saj: “Jam si 40, 18, 40, 18”, tha ajo me ironi.

Lily zbuloi gjithashtu se është ende në fazën e quajtur “drop and fluff” – një term i kirurgjisë estetike që përshkruan procesin natyral pas ndërhyrjes ku gjoksi ulet dhe zbutet me kalimin e kohës.

“Jam duke blerë të brendshme të bukura që tani më mëshojnë dhe bëj foto me telefon.

Nuk ia kam dërguar ende askujt, por ndoshta do të ndodhë në një moment. Ndoshta në ditëlindjen time të 40-të, kur të kem ‘rënë e fryrë’ plotësisht”, shtoi ajo me humor.

Krahas detajeve për transformimin e saj fizik, Lily nuk i kurseu komentet edhe për rikthimin e mundshëm të grupit Oasis, të cilët i konsideron frymëzim për hyrjen e saj në muzikë.

Ajo dhe Miquita spekuluan se tensioni mes vëllezërve Gallagher është pjesë e taktikës për të shtuar interesin rreth ribashkimit të grupit legjendar.

Lily vazhdon të jetë një nga zërat më autentikë në skenën publike britanike – pa filtre, pa ndrojtje dhe gjithnjë me diçka për të thënë.