Ballina Kronika Mallra kontrabandë me vlerë 40 mijë euro në Tiranë/ Goditet rasti, pranga...

Mallra kontrabandë me vlerë 40 mijë euro në Tiranë/ Goditet rasti, pranga transportuesit

16
0

Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara.

Sekuestrohen mallra (veshje sportive), të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i 52 vjeçarit, banues në Kukës.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.