Ballina Rajoni Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

8
0

Është konfirmuar për Klix.ba se pas katërmbëdhjetë vitesh pune të suksesshme në Ballkan, projekti rajonal televiziv Al Jazeera Balkans po mbyllet.

Al Jazeera Balkans (AJB) është dega rajonale e rrjetit medial Al Jazeera me bazë në Katar, me seli në Sarajevë dhe e lansuar më 11 nëntor 2011. Transmeton në gjuhën boshnjake-kroate-serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Slloveni, Maqedoninë e Veriut dhe madje edhe për diasporën. AJB ofron një përzierje lajmesh të prodhuara në mënyrë lokale, dokumentarësh, debatësh të drejtpërdrejta, lajme biznesi, teknologjie dhe sporti, të plotësuara me materiale nga Al Jazeera English.

Gjatë 14 viteve të kaluara, Al Jazeera Balkans ka qenë veçanërisht e njohur për përmbajtjen origjinale në segmentin dokumentar, por edhe për një sërë projektesh të tjera. Është televizioni i parë që ka transmetuar program në një gjuhë tjetër përveç arabishtes dhe anglishtes.

Al Jazeera Balkans ka qenë e pranishme në Sarajevë që nga mesi i shtatorit 2010, kur bleu stacionin lokal televiziv NTV Studio 99 nga kompania “PEP” në pronësi të Adil Kulenović për 2.3 milionë BAM, që ishte shuma e borxheve të atij televizioni ndaj shtetit.

Në vitin 2018, Al Jazeera Balkans themeloi festivalin e filmit dokumentar AJB DOC, i cili mbahet në Sarajevë çdo shtator. Arsyet për mbylljen ende nuk janë bërë të ditura, por supozohet se është një vendim biznesi nga Doha për arsye financiare.