Ballina Kronika Sekuestohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin...

Sekuestohet një armë zjarri gjatë kontrolleve për kapjen e personave që lëviznin me “Porsche” Panamera në Sarandë

15
0

Mbëmjen e së premtes, forcat “Shqiponja” zhvilluan kontrolle në rrugën “Butrinti” në Sarandë, tek një automjet tip “Porsche”. Gjatë kontrollit, një nga personat u hodh në det duke mbajtur një çantë në qafë. Personi u kap nga policia kufitare dhe në çantë iu gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua.

Deri tani janë shoqëruar në Komisariat 4 persona, të gjithë nga Tirana.

Mjeti u ndalua fillimisht nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” të cilët kanë tentuar të kontrollojnë pasagjerin e ulur në sediljen e parë.

Gjatë tentativës që ai të shoqërohej drejt furgonit që ndodhej vetem 1 metër larg mjetit “Porsche”, i dyshuari është larguar me vrap, është futur mes turmës me turistë dhe është hedhur në det.

Në të njëjtin çast, është tentuar të neutralizohet pasagjeri që ndodhej në sediljen mbrapa, i cili mbante gjithashtu një çantë krahë qafë.

Në këtë moment, duke përfituar nga fakti që gjithë forcat po ndiqnin personin që u hodh në det, dhe duke qenë se pranë tij ishte vetëm një efektiv policie, ai është larguar me vrap mes mjeteve të parkuara, madje duke hypur mbi një prej tyre. Nuk dihet ende nëse mes 4 personave të shoqëruar është edhe ky i fundit.