Ballina Politika Shembja e ndërtimeve, Zhupa: Rama përdori banorët e Thethit dhe më pas...

Shembja e ndërtimeve, Zhupa: Rama përdori banorët e Thethit dhe më pas i hodhi poshtë

0
9

Deputetja Ina Zhupa e ftuar në një emision televiziv është ndalur te situata në Theth dhe te ligji i zonave të mbrojtura. Zhupa tha se kur u ndryshua ligji në Kuvend, u morën shembull banorët e Thethit, por sot vërtetothet se ligji s’ka të bëjë me ta.

Më tej, deputetja tha se  ligji i zonave të mbrojtura u bë për ata që do të merrnin tokat publike dhe do të uzurponin atë që u takon banorëve të Thethit. Zhupa u ndal dhe te “Paketa e maleve”, për të cilën tha se funksionon si shërbim elektoral dhe pëdoret për pastrimin e parave nga oligarkët e Ramës.

Ka disa gjëra që kanë ndodhur njëkohësisht. Së pari, është ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura, dhe kur u ndryshua ky ligj në Kuvend, në interpelancë me mua, Mirela Kumbaro ka marrë shembull banorët e Thethit, duke thënë se ata kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe se ky ligj do t’i ndihmojë ata të jetojnë në mënyrë të ligjshme.

Ndërkohë, siç tregohet dhe vërtetohet ajo që ne kemi thënë në Kuvend: ligji nuk bëhej fare për ta. Ligji është bërë për të tjerë, të cilët do të merrnin tokat publike, do të shkatërronin atë që banorët kishin ndërtuar dhe do të uzurponin atë që u takon banorëve. “Paketa e maleve” u vendos si mekanizëm kundër Kodit Zgjedhor, i cili nuk lejon miratimin e ligjeve të tilla deri dy muaj para zgjedhjeve, dhe ato janë në funksion të shërbimit elektoral dhe të pastrimit të parave të pista të oligarkëve të Ramës. Banorët e Thethit ai i përdori dhe më pas i hodhi poshtë”, tha Zhupa.