Shtëpia e Bardhë postoi në llogarinë e saj në Instagram një imazh të Donald Trump të veshur si Supermen, të shoqëruar me fjalët
“E Vërteta”, “Drejtësia” dhe fraza “Mënyra Amerikane”.
Postimi tregon manjatin të veshur me kostumin legjendar të superheroit dhe një mbishkrim që thotë: “Simboli i shpresës”, shkruan ANSA.
Më parë kishin dalë në sipërfaqe foto të Trumpit të veshur si Papa dhe si një luftëtar Jedi.