Ballina Lifestyle Soni Malaj ndez verën me pushime ‘hot’ në bregdetin shqiptar

Soni Malaj ndez verën me pushime ‘hot’ në bregdetin shqiptar

13
0

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë relaksi nën rrezet e diellit.

Me poza të zjarrta dhe një formë fizike për t’u admiruar, Soni ka ndarë me ndjekësit e saj disa çaste nga pushimet, duke shkruar thjesht: “Albania is Beautiful”.

Me bikini elegante dhe buzëqeshjen karakteristike, ajo ka marrë vëmendjen dhe komplimentet e ndjekësve në rrjete sociale. Artistja duket më në formë se kurrë, ndërsa me praninë e saj po i jep edhe më shumë dritë dhe lavdi plazheve shqiptare.

Përmes këtyre imazheve, Soni jo vetëm që shijon pushimet, por edhe promovon bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke u bërë një ambasadore e padiskutueshme e turizmit vendas.