Ervis Cukali, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kg eksploziv, është arrestuar nga policia në Sarandë gjatë një aksioni policor në lagjen nr.1 të qytetit mbrëmjen e së premtes (12 Korrik)
Më 30 Gusht 2023, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.
Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogram e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.
Gjithashtu organi i akuzës, informoi se të pandehurit, të cilët janë të dënuar më parë, dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda.