Ballina Kronika Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet i...

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet i riu në Tiranë

12
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbeti i dëmtuar pasagjeri tjetër.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës.

Si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Tiranës.