Ballina Editorial Albin Kurti e kupton rrezikun – ndaj nuk i afrohet Ramës!

Albin Kurti e kupton rrezikun – ndaj nuk i afrohet Ramës!

13
0

Nga Spartak Ngjela 

Janë dy shtete shqiptare që po i durojnë me tmerr të brendshëm psikologjik ish kalimtarët pushtues të trojeve arbërore.

I.

Serbët kanë frikë nga historia; kurse shqiptarët në dy shtete, nuk e kanë me çështjen shqiptare qeverinë Rama në Tiranë.

Por shqiptarët kuptohet se nuk e përfillin këtë fakt, kurse Rama është tërhequr nga frika.

Por arsyeja dihet, sepse Parisi kërkon nga Rama antishqiptari në veprim.

Beogradi dhe Moska kërkojnë veprime antishqiptare. Por Rama siç duket ka frikë nga politika amerikane dhe nuk po i dëgjon; kurse Albin Kurti në Kosovë, që siç duket e di këtë fakt, nuk po afrohet ende me Ramën.

Por koha ecën dhe bota shqiprare në Gadishullin Ilirik kërkon bashkimin e saj.

II.

Por ja, kjo është historia dhe kështu ka qenë, sepse me përjashtim të qeverisë komuniste; të gjithë qeveritë e tjera kanë shitur intresin kombëtar.

Po komunistët e Envet Hoxhës?

Ata; me përjashtim të viteve të para 1944-1948 që drejtoheshin nga Beogradi; i shkëputën marrëdhëniet me armiqësi të thellë dhe duke ecur me takt, sipas marrëveshjes politike, nga Moska në Pekin; komunistët nuk e kanë lënë ndarjen apo cipëtimin e Shqipërisë.

Kurse sot, me ndihmën ushtarake të Amerikës, ne  kemi dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.

Por shqiptaria kuptohet se është në krizën e vet të përçarjes për të mos u bashkuar.

Deri më sot nuk ka asnjë motiv apo doktrinë bashkimi të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe Beogradi me kryeministrin Edi Rama po ndihet komod.

Po Rama?

Asgjë, sepse e kanë sjellë në pushtet për arsye antishqiptare.

Por asgjë nuk do të bëjë dot; sepse Ramën e tremb aleanca me Shtetet e Bashkuata të Amerikës; e cila me presidentin e ri; edhe pse nisi si një tërheqje nga Kosova; amerikanët u kthyen sërish në Kosovë me forcë të re.

Por çfarë do të mdodhlë?

Deri tani asgjë ndërkombtarisht.

Por shqiptarët duhet të bashkohen, sepse janë të shpërndarë në tre shtete; kurse politika amerikane po kërkon të forcojë lëvizjen edhe përr Çamërinë. Kjo është kuptuar tani, dhe politka amerikanë po e ushqen çështjen e Çamërisë se e ka nevojë të  madhe gjeopolitike për pasjen e saj.

III.

Edhe kryeministri Rama e përkrahu çështjen e Çamërisë, duke folur në Athinë për çështjen shqiptare të Çamërisë..

Por pas kësaj gjithçka ka rënë në heshtje.

Të shohim; por një gjë është e sigurt: gjeopolitika e Shtetevet të Bashkuara e ka kërkuar çështjen çame.

Por, a po e vijon?

Shenja nuk kemi, por koha e kërkon si gjeopolitikë. Megjithatë duhet të presim, sepse ndërkohë politika amerikanë po kërkon të riarmatosë ushtrinë që po krijohet me ritëm të shpejtë në Kosovë?

Po Shqipëria?

Shqipëria nuk është në lëvizje, sepse e pengon motivi personal i Ramës, i cili nuk ka pasur ndonjëherë lidhje me Shqipërinë më shumë se me Parisin.

Por kështu do të vijojë?

Nuk dihet. Por Shqipëria është në NATO dhe kuptohet se këtë marrëveshje ushtarake të rangut të parë e drejton Amerika.

Prandaj duhet të presim sipas pyetjes: çfarë do të bëhet me ushtrinë  e Shqipërisë dhe a do ta kemi një marrëveshje të gjerë politiko – ushtarako – ekonomike me Kosovën?

Dhe, a do të krijohet një aleancë gjithëpërfshirëse Amerikë – Shqipëri – Kosovë?

Për këtë gjithçka është në pritje; të shohim çfarë do të vendosë politika amerikane pas rikthimit të forcave ushtarake amerikane në Kosovë.