Një incident tragjik ndodhi të dielën në mëngjes në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës , kur një shtetas qëlloi me armë duke vrarë një person dhe duke plagosur rëndë një grua, përpara se t’i merrte jetën vetes .
Sipas policisë austriake , i dyshuari iku me një automjet pas incidentit të përgjakshëm, por më vonë u gjet i vdekur në një vresht aty pranë. Besohet se ai kreu vetëvrasje.
Gruaja u transportua me helikopter emergjence në një spital në Vjenë , ndërsa Zyra e Hetimit Penal të shtetit të Austrisë së Poshtme ka marrë përsipër hetimin e rastit, pa u bërë ende publike detaje të mëtejshme.
Sipas mediave lokale, të shtënave u paraprinë nga një debat i ashpër midis tre personave të përfshirë. Autori i dyshuar, një shtetas austriak 67-vjeçar, thuhet se ishte me leje nga burgu dhe posedonte në mënyrë të paligjshme armën e përdorur në krim, sipas gazetës Kronen Zeitung.