Ballina Sport Çelsi shkruan historinë, i jep leksion PSG-së në finale dhe fiton Botërorin...

Çelsi shkruan historinë, i jep leksion PSG-së në finale dhe fiton Botërorin e Klubeve

3
0

Çelsi është fituesi i edicionit të parë të Botërorit të Klubeve me formatin e ri të FIFA-s, pasi ka mundur në finale jashtë çdo parashikimi me rezultatin e pastër 3-0 pretendentët e PSG-së.

Si për çudinë e të gjithëve është Chelsea që ka befasuar PSG-n duke e mbyllur 45 minutëshin në avantazhin e 3 golave.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.

Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.

Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.

Në pjesën e dytë, Chelseat i mjaftoi menaxhimi i rezultatit për të marrë kështu trofeun, ndërsa PSG zhgënjen totalisht, madje mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Neves.