Ballina Sport Chivu e kërkon edhe një sulmues

Chivu e kërkon edhe një sulmues

10
0

Sipas “Corriere dello Sport”, Loïs Openda dhe Christopher Nkunku janë mes objektivave të Interit për repartin e sulmit, pasi trajneri i ri i zikaltërve, Cristian Chivu, ka kërkuar me ngulm një sulmues kreativ për të zëvendësuar Mehdi Taremi.

Interi ka vënë në shënjestër sulmuesin e RB Leipzig, Openda, dhe atë të Chelseat, Nkunku, për të forcuar repartin ofensiv gjatë kësaj vere.

Sipas mediumit italian, Openda shihet si favorit për momentin ndaj Nkunku, i cili nuk është më në planet e Chelseat, por Chivu ka kërkuar me këmbëngulje një sulmues krijues që mund të sjellë papritur dhe lëvizshmëri në zonën e fundit të fushës, për të mbushur boshllëkun që do të lërë Taremi.

Zikaltërit kanë nënshkruar tashmë me Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe kanë vendosur të mbajnë në skuadër të riun Francesco Pio Esposito, por janë të vendosur ta largojnë Mehdi Taremin pas një sezoni zhgënjyes në “San Siro”.

Sipas “Corriere dello Sport”, interes për Taremin kanë shfaqur Fulham, Nottingham Forest dhe Besiktas, ndërsa agjentët e tij e kanë ofruar gjithashtu te Fenerbahçe e José Mourinhos.

Inter nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 30-35 milionë euro për një sulmues të ri këtë verë, ndërsa kërkesa e tyre për kartonin e Taremit është rreth 10 milionë euro.