Fansat e JoJo Siwa janë mobilizuar për të çuar këngën e saj më të re në majat e top-listave këtë javë, pasi ajo u përball me tallje të ashpra për stilin e saj të ri, të cilësuar si “gruaja tradicionale”.
Këngëtarja 22-vjeçare publikoi të premten një version të ri të hitit të Kim Carnes nga viti 1981, Bette Davis Eyes. Brenda pak ditësh, kënga arriti kulmin në vendin e dytë të iTunes UK Chart, të shtunën.
Por reagimet nuk munguan. E frymëzuar nga imazhi i ikonës së Hollivudit dhe duke veshur një paruke bjonde në stilin e viteve 1930, JoJo u kritikua në rrjet për “gjetjen e një të dashuri dhe përqafimin e rolit të gruas tradicionale”, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.
Këngëtarja e kishte paralajmëruar fansat për publikimin e versionit të saj të Bette Davis Eyes, duke e transformuar tekstin në një homazh për të dashurin e saj, Chris Hughes.
Romanca mes JoJo dhe ish-konkurrentit të Love Island, Chris, 32 vjeç, u konfirmua pas takimit të tyre në Celebrity Big Brother në prill, gjë që ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale. Së fundmi, Chris theu heshtjen dhe foli për lidhjen e tyre.
JoJo e performoi për herë të parë këngën në një festival në maj. Ajo rrëfeu më vonë se Chris, i cili ishte në publik, nuk e kishte idenë që ajo kishte ndryshuar vargun e fundit të këngës nga “Bette Davis’ Eyes” në “Chris Hughes’ Eyes”, deri në momentin që ajo e këndoi drejtpërdrejt në skenë.