Ballina Lifestyle Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’: Mos flisni...

Gjesti i kundërpërgjigjet Laert Vasilit që e quajti ‘i pashkollë’: Mos flisni shumë pa lidhje

0
5

Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet.

Vasili u shpreh sërish me ironi ndaj fitores së Gjestit në Big Brother Albania, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.

Ky koment u interpretua gjerësisht si një kritikë ndaj nivelit arsimor të Gjestit dhe ndaj publikut që votoi për të, duke ngritur sërish debatet për vlerat që promovohen në programet televizive.

Por nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gjestit erdhi në stilin e tij të zakonshëm. i drejtpërdrejtë, ironik dhe i mbushur me humor.

Përmes një videoje në TikTok, ai iu përgjigj kritikëve: “Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.

“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”, theksoi tutje.

Në të njëjtën video, ai shtoi: “Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.

Laerti e ka sulmuar vazhdimisht Gjestin për këtë pjesë edhe sa ishin në Big Brother VIP, ndonëse këngëtarit pejan nuk i ka bërë përshtypje