Viti 2024 solli një fluks në rritje të shqiptarëve që udhëtuan jashtë vendit. Udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 43.4%, krahasuar me vitin 2023.
Ajo që bie në sy në të dhënat e INSTAT është dominimi absolut i udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë (97.9%), ndërsa ato për biznes përbëjnë vetëm 2.1%.
“Shqiptarët po duan të udhëtojnë sa më shumë. Pjesa dërrmuese udhëtojnë për qejf, preferojnë qëndrimet me 1 apo dy net”.
Pika më e lartë e sezonit u shënua në muajin gusht dhe dhjetor, duke reflektuar dy kulmet klasike: verën dhe fundvitin. Ndërkohë, një fakt interesant është zgjedhja në rritje e akomodimit në hotele.
“Shqiptarët po preferojnë hotelet për t’u akomoduar dhe jo të qëndrojnë te familjarët. Sezonet epikut janë vera, festat e nëntorit dhe festat e fundvitit”.
Rritja e udhëtimeve dhe akomodimit jashtë Shqipërisë tregon jo vetëm dëshirën në rritje për të eksploruar destinacione turistike, por edhe një përmirësim të mundësive financiare të individëve.