Ballina Sport Messi është i jashtëzakonshëm, shënon sërish dy gola në fitoren e Inter...

Messi është i jashtëzakonshëm, shënon sërish dy gola në fitoren e Inter Miamit

20
0

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Inter Miami ndaj Nashville. Argjentinasi ishte vendimtar edhe një herë për skuadrën e tij.

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur Messi realizoi një goditje dënimi të mrekullueshme, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Nashville barazoi rezultatin me anë të Hany Mukhtar, i cili shënoi në minutën e 49-të pas një aksioni të shpejtë.

Messi reagoi shpejt, duke rikthyer epërsinë për Inter Miami në minutën e 62-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Nashville dhe një finalizimi të qetë.

Ky ishte goli i tij i 14-të në 15 ndeshje, ndërsa ai ka kontribuar edhe me gjashtë asistime për skuadrën amerikane këtë sezon në MLS.

Në pesë ndeshjet e fundit, Messi ka qenë thjesht i pandalshëm: 10 gola dhe 5 asistime, duke udhëhequr Inter Miami drejt rezultateve pozitive.

Me këtë paraqitje, ai barazoi një arritje nga viti 2012, kur për herë të fundit shënoi dy gola në pesë ndeshje radhazi atëherë si lojtar i Barcelonës, sipas ESPN.