Ballina Aktualitet Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

16
0

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Raportohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Proda ka emëruar drejtor të Policisë së Korçës, Uljan Shpatarakun.

Ndërkohë Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.