Ballina Politika Presidenti Begaj takohet në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët...

Presidenti Begaj takohet në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

18
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh në platformën “X”, ku shpreh kënaqësinë për takimin në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në deklaratën e tij, kreu i shtetit thekson rolin vendimtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor shtetformues dhe kontribuues të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Presidenti Begaj.