Ballina Politika Selektiviteti i prishjeve në Theth! Ca të nënës e ca të njerkës…

Selektiviteti i prishjeve në Theth! Ca të nënës e ca të njerkës…

44
0

Ndërsa aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë, janë ngritur dyshime për selektivitet në zbatimin e ligjit.

Gazetari Ferdinant Dervishi ka publikuar një denoncim në rrjetin e tij social Facebook, duke akuzuar institucionet për “standard të dyfishtë” në trajtimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën turistike.

Sipas denoncuesit, Administratori i Njësisë Administrative Shalë, është ndërtuesi pa leje i kishës në Vermosh, si dhe pronar i firmës ndërtuese që ka ngritur objekte të shumta pa leje në Shkodër, Malësinë e Madhe dhe vetë në Theth.

Pavarësisht provave të disponueshme, ai thotë se ky zyrtar nuk është përfshirë në hetimin e nisur nga SPAK dhe Prokuroria e Shkodrës për ndërtimet e paligjshme në zonë.

Denoncimi i gazetarit Ferdinant Dervishi:

Djemtë e ‘nënës’ lejohen të ndërtojnë pa leje kudo ndërsa të tjerët janë të njerkës. Personi i shënuar me të kuqe në foto, është Administratori i Njësisë Administrative të Shalës që përfshin Thethin, i cili ka ndërtuar kishën e Vermoshit pa asnjë leje.

Çuditërisht, SPAK dhe Prokuroria e Shkodrës e kanë përjashtuar nga hetimi i këtij ndërtimi të paligjshëm me gjithë provat që vërtetojnë se ai është pronari i firmës ndërtuese të kishës dhe i shumë objekteve të tëra pa leje në Shkodër dhe Malësi të Madhe, përfshirë dhe ndërtimet në Theth të cilat tani po prishen.