Seriali kriminal i Netflix, “The Waterfront”, është bërë një nga më të ndjekurit e momentit, duke u renditur në 10 serialet më të mirë të platformës me mbi 11.6 milionë transmetime.
Drama e vendosur në bregdetin e Karolinës së Veriut ndjek familjen Buckley, e cila përballet me rrënimin e perandorisë së saj të peshkimit.
I përshkruar nga fansat si “Ozarku i ri”, seriali përfshin emra të njohur si Holt McCallany, Maria Bello, Melissa Benoist dhe Jake Weary, shkruan DailyMail.
Edhe pse ka marrë vetëm 64% në Rotten Tomatoes, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë kryesisht pozitive, me shumë shikues që e vlerësojnë atmosferën e errët dhe ngjarjet e tensionuara.
Ndërkohë, një tjetër serial i popullarizuar, “How To Get Away With Murder”, është bërë sërish i disponueshëm për publikun, këtë herë falas në Channel 4.
Të gjashtë sezonet e dramës ligjore me Viola Davis mund të shihen pa abonim, duke rikthyer një nga rolet më të vlerësuara të saj në qendër të vëmendjes.