Ballina Europë Trazira në Spanjë/ Dhunë kundër emigrantëve në Torre Pacheco, plagosen 5 persona

Trazira në Spanjë/ Dhunë kundër emigrantëve në Torre Pacheco, plagosen 5 persona

0
15

Disa persona u plagosën në natën e dytë të trazirave kundër emigrantëve në qytetin Torre Pacheco në Spanjën juglindore, pasi një pensionist u rrah, thanë autoritetet.

Pavarësisht një pranie të madhe policore, grupe të armatosura me shkopinj gome endeshin rrugëve duke kërkuar njerëz me origjinë të huaj, raportoi gazeta rajonale La Opinión de Murcia. Pesë persona pësuan lëndime të lehta gjatë trazirave të së shtunës në mbrëmje dhe një person u arrestua sipas qeverisë rajonale.

Trazirat shpërthyen pasi një burrë 68-vjeçar u tha mediave spanjolle se ishte rrahur në rrugë të mërkurën nga tre të rinj me origjinë nga Afrika e Veriut. Sulmi u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale.

Bashkia organizoi një demonstratë të premten që synonte të ishte paqësore, por ku elementë të ekstremit të djathtë brohoritën slogane anti-migrantë. Një grup i quajtur Deport Them Now postoi një mesazh në mediat sociale duke bërë thirrje për sulme kundër njerëzve me origjinë nga Afrika e Veriut.

Autoritetet spanjolle bënë një apel për qetësi të dielën në qytetin me 36,000 banorë.  Kreu konservator i qeverisë rajonale Murcian, Fernando López Miras, tha në një postim në X: “Torre Pacheco duhet të kthehet në normalitet. E kuptoj zhgënjimin, por asgjë nuk e justifikon dhunën.”

“U bëj thirrje banorëve të jenë të qetë, për qetësi”,  tha për televizionin publik  kryebashkiaku i Torre Pacheco, Pedro Angel Roca Ternel,

Ministrja e Rinisë e Spanjës, Sira Rego, një anëtare e aleancës së majtë ekstreme Sumar, dënoi dhunën kundër migrantëve në një mesazh në Bluesky, duke fajësuar “ultra të djathtën” për trazirat.