Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Ai u është përgjigjur akuzave se aksioni në Theth po ndërmerret në mënyrë që të ndërtohen resorte turistike.
“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni. Dua të them që të gjithë teoritë për këtë operacion janë për të ardhur keq dhe dezinformim. Ata që dalin dhe bëjnë zhurmë s’janë banorët e Thethit”, tha ai.
Rama ka paralajmëruar se çdo ndërtim në shkelje të infrastrukturës dhe hapësirës publike do të rrafshohet
“Kemi marrë përsipër qe brenda 2028 të mbyllim procesin e legalizimit, por ta harrojë që dikush do të legalizojë në shkelje të ligjit,. Historia “ndërto sot që të legalizosh nesër” nuk do të ecë më. Çdo ndërtim në shkelje të infrastrukturës dhe hapësirës publike do të rrafshohet”, tha ai.