Jennifer Lopez elektrizoi skenën e festivalit Marenostrum Fuengirola në Malaga, duke u rikthyer fuqishëm në skenë me turneun e saj të parë pas gjashtë vjetësh.
Këngëtarja 55-vjeçare u shfaq në formë të shkëlqyer me një triko të argjendtë me xixa, çizme deri në gju dhe një kapelë stili gazetashie, duke i dhënë publikut një performancë plot shkëlqim e energji, pavarësisht vonesës për shkak të erërave të forta.
Në skenë, Lopez interpretoi edhe një këngë të re, e cila, sipas saj, lindi gjatë një nate pagjumësie, shkruan DailyMail.
Tekstet e saj aluduan për dhimbjen pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Ben Affleck, duke përçuar mesazhe fuqizimi dhe shërimi: “Nuk do të shkatërrohem për shkak të asaj që jemi, por për shkak të pjesëve të tua të thyera”.
Këngëtarja u tregua e sinqertë me publikun, duke theksuar se është më mirë se kurrë dhe më e fortë pas gjithçkaje.
Në një moment emocionues, ajo falënderoi të shkuarën për mësimet dhe forcat që i ka dhënë, duke shtuar: “Tani më shiko teksa dal nga rrënojat e tua”.
Pas martesës me Affleck në vitin 2022, Jennifer paraqiti kërkesë për divorc në gusht 2024.
Megjithatë, ajo shfaqi vendosmëri të re artistike dhe personale, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe art në këtë rikthim të shumëpritu