Ballina Sport Joao Pedro flet për sherrin me Luis Enrqiuen pas ndeshjes

Joao Pedro flet për sherrin me Luis Enrqiuen pas ndeshjes

11
0

Pas triumfit të madh në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, sulmuesi i Chelseat, Joao Pedro, jo vetëm që u bë pjesë e fitores me një gol ndaj PSG-së, por u përfshi edhe në një moment tensioni pas vërshëllimës përfundimtare.

Ndeshja, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të londinezëve, u mbyll me një konfrontim verbal dhe fizik mes lojtarëve të të dyja skuadrave – një skenë e pazakontë për një finale të këtij niveli.

Pas përplasjes, Joao Pedro shpjegoi për mediat arsyen e reagimit të tij dhe dha versionin e tij për ngjarjen që përfshiu edhe trajnerin e PSG-së, Luis Enrique.

“Hyra për të mbrojtur Andrey Santosin – pashë lojtarët e PSG-së që e rrethonin. Si një brazilian i vërtetë, më duhej ta mbroja shokun tim të skuadrës. Gjërat u përshkallëzuan shpejt me shumë njerëz të përfshirë dhe unë u shtyva në sherr. Është pjesë e lojës”.

“Mendoj se ata thjesht nuk dinë të humbasin, por ky është futbolli. Tani është koha për të festuar”, deklaroi Pedro.