Ballina Kronika Me plagë arme në kokë, vdes 17-vjeçarja në Vlorë

Me plagë arme në kokë, vdes 17-vjeçarja në Vlorë

12
0

Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një plage të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë. Ngjarja ka ndodhur sot pas mesdite, teksa rrethanat janë të paqarta. E mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët. Ajo mbërriti e plagosur në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që 17-vjeçarja të jetë vetëplagosur.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.