Ballina Ekonomia Më shumë fonde për rrugët e hekurudhat/ Buxheti afatmesëm parashikon 763 milionë...

Më shumë fonde për rrugët e hekurudhat/ Buxheti afatmesëm parashikon 763 milionë euro fonde për vitin e ardhshëm

0
14

Investimet në Infrastrukturë do të vijojnë të jenë në fokus të politikave qeveritare edhe në vitet në vijim.

Në buxhetin afatmesëm parashikohet që Ministria e Infrastrukturës,të përfitojë 760 milionë euro nga 690 milionë euro  që  mori këtë vit dhe më pas të ulet në 714 milionë euro në vitin 2028.Nga planifikimet parashikohet që edhe vitet në vijim vëmendja do të jetë tek transporti rrugor i cili do të përfitojë  50% të totalit të buxhetit që merr kjo ministri.

Brenda vitit 2026, parashikohet që 407 kilometra rrugë të jenë ndërtuar ose rehabilituar, sistemuar, asfaltuar dhe të pajisura me sinjalistikë rrugore.

Po ashtu në fokus do të vijojë të jetë financimi për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës dhe aksit Tiranë – Ndroq – Plepa.

Vijim të investimeve parashikohen edhe për  për segmentet Elbasan – Lekaj dhe Elbasan – Qafë Thanë, që janë pjesë të korridorit VIII.

Por nuk mbeten jashtë vëmendej edhe investimet në hekurudha ku financimi kryesor  parashikohet për përfundimit e hekurudhës Tiranë-Durrës  për të vazhduar me projektet e reja  Durrës –Rrogozhinë  apo Vorë Hani I hotit.

Ndërhyrja në sistemin hekurudhor parashikon që transporti i mallrave në këtë infrastrukturë  të rritet me 45% deri në vitin 2028.