Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre.
Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua.
Media, e cila po e përcjellë seancën, mes tjerash, njoftoi se Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit.
“Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen.
Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta.
Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici.
I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty.
E thirra ku je?
Tha fëmija kanë pasë me u marrë në pyetje, jam tu ardhë.
Pasi ka ardhë Liridona në orën 11, ka ardhë edhe Naimi.” -, tha ai tutje.
“Gjatë varrimit binte në sy më së shumti qetësia e Naimit e Kushtrimit, shumë të ftohtë edhe me mediat.
Kur u kthym në shtëpi, babai na tha që miqësia mes nesh dhe atyne ka përfundu këtu.
Si ka mundësi që ky ka ikë me fëmijët e Liridona ka metë aty?
Pas 30 min e kemi pa që është arrestu Graniti, pas pak këmi marrë vesh edhe për arrestimin e Naimit dhe Kushtrimit.
Për neve ishte tronditëse fakti që dyshimet tona veçse u vërtetuan, por mendja nuk na lejojke që të besojmë që ky krim ka ardhë nga vetë Naim Murseli.” – tha Leonard Ademaj.