Ballina Politika Ndodh në mes të Tiranës, karakatinat izolojnë banorët/ Braçe: Projekti ka qenë...

Ndodh në mes të Tiranës, karakatinat izolojnë banorët/ Braçe: Projekti ka qenë për rrugë, por këtu ndodhet një mur

10
0

Aksioni që ka nisur për pastrimin e territorit nga zaptimet e paligjshme ka sjellë shumë debate, por nga ana tjetër janë zbuluar edhe plot raste flagrante të zenies së hapësirave. Edhe në mes të Tiranës. Një fenomen të tillë e ka denoncuar së fundmi deputeti socialist i Tiranës, Erion Braçe.

Bëhet fjalë për disa garazhe dhe karakatina që kanë bllokuar projektin e Bashkisë për rehabilitimin e lagjes në rrugën “Andon Zako Çajupi”.

Aty ku duhej të ishte rruga që do sillte lehtësim e oksigjen për këtë komunitet, hapësirën e kanë zënë disa ndërtime qartazi në anomali me çdo rregull. Mësohet se së fundmi, “pronarët” e tyre kanë bërë rezistencë dhe kanë ndaluar Bashkinë të realizojë projektin.

“Projekti i Bashkisë lë shumë për të dëshiruar, kapakët e pusetave janë vend e pa vend. Ndërkohë që këtu ndodhet edhe ky muri, në projekt ka qenë e planifikuar rrugë, pra kjo duhet të hapet”, shprehet deputeti socialist Erion Braçe.

Në pamjet që ka publikuar deputeti Braçe duket qartë se si mbahet peng një zonë e tërë mjaft e dendur nga këto zaptime.

Dhe thirrja e deputetit është si e të gjithë banorëve që të ketë zgjidhje. Zgjidhje që dukshëm po vonon, teksa kaloi 1 javë nga nisja e aksionit masiv për lirimin e hapësirave të uzurpuara.

Në Balkanëeb dhe Neës24 banorët e kryeqytetit kanë denoncuar vazhdimisht zënien e hapësirave publike dhe të atyre të përbashkëta të cilat shfrytëzohen për qëllime përfitimi.