Ballina Ekonomia Pas naftës, qeveria lajmëron se do të bëjë edhe importin e ilaçeve...

Pas naftës, qeveria lajmëron se do të bëjë edhe importin e ilaçeve me kompani shtetërore

13
0

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shteti do të marrë një rol të ri dhe më aktiv në ekonominë kombëtare, duke nisur me sistemin e furnizimit me barna, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Gjithë sistemi i furnizimit me barna do të pësojë ndryshim, me shtetin si palë dhe protagonist,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi publik. “Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi, duke u bërë palë aktive,” shtoi ai.

Ky është sektori i dytë, ku Edi Rama parlajmëron përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit, pas atij të naftës. Nuk dihet se cilat janë konkretisht planet e qeverisë, por sipas deklarimeve të Edi Ramës, nënkuptohet që kompani shtetërore do të importojnë direkt si karburant ashtu edhe barna.