Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të menjëhershëm për konfiskimin e një ndërtese në qytetin e Vlorës, e ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Në një deklaratë të prerë, ai theksoi se nuk do të ketë më as tolerancë dhe as dialog për shkelësit e ligjit, veçanërisht në zonat e mbrojtura. Ky proces, sipas Ramës, është pjesë e angazhimit të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe synon t’i japë fund praktikave të paligjshme të ndërtimit.
Rama: Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet.
Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike.