Ballina Aktualitet Aksioni për sigurinë ushqimore, Braçe kritika inspektorëve: Nuk hyhet në baxho siç...

Aksioni për sigurinë ushqimore, Braçe kritika inspektorëve: Nuk hyhet në baxho siç vjen nga rruga

18
0

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre të ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët.

Kritikat e Braçes lidhen me faktin se zyrtarët që po kryejnë aksionin kanë hyrë në baxhot e bulmetit apo thertoret e mishit, ashtu siç vijnë nga rruga duke mos respektuar kushtet e nevojshme higjieno-sanitare.

“Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për SIGURINË E USHQIMEVE, jo për të kapur malin si prodhues i rigonit!”, shkruan Braçe në Facebook.