Ballina Kulturë “Aristrokracia e shpirtit” ( Aristokracy of Soul) dhe “Koha me shumë vrima”!

“Aristrokracia e shpirtit” ( Aristokracy of Soul) dhe “Koha me shumë vrima”!

14
0

…Kur Cezari i Romës ishte në Preshevë, ushtarëve të tij u tha: “Mos të ndalemi këtu, se Poenia iliro-dardane grushtin e fortë e ka” (Dashnim Hebibi, poezi në eklimin e tij letraro-poetik me titull “Aristokracia e Shpirtit”).

E njoh pak (bukurisht mirë) poetin, shkrimtarin, gazetarin, redaktorin dhe publicistin e talentuar shqiptar nga Presheva, PHD Dashnim Hebibi… E njoh dhe e dua bukur shumë edhe Preshevën – gjakun tonë që nuk falet dhe s’harrohet kurrë, qebesa. Nejse!

Thonë se vetëm arti i luftës dhe arti i gruas të bëjnë burrë ose ushtar të vërtetë.

Në të kundërtën, femrat dhe luftërat nuk i njohin dhe s’i falin kurrë disfatat dhe tradhtitë e ndryshme.

Në këtë frymë, askush më mirë sesa ushtarët dhe shkrimtarët, poetët ose artistët e ndryshëm, nuk ua njohin vlerat artit të luftës dhe artit të gruas. Sepse, ushtarët dhe shkrimtarët janë gjithmonë pranë tokës. (Dr. Ibrahim Rugova, dikur.)

Së këndejmi, askush nuk është më i verbër dhe më i shurdhër sesa ata që nuk i shohin dhe nuk i dëgjojnë zërat e shpirtit dhe të kohës sonë, do të thoshte me një rast dramaturgu, regjisori, producenti dhe poeti i talentuar shqiptar nga Suhareka, Bekim Lumi (Dritë pastë!), i cili pos që ishte regjisor, dramaturg, prozator dhe një estet i mirëfilltë dhe tepër ekselent, ai gjithashtu ishte edhe pedagog dhe idealist i lirisë.

Estetika sipas koncepteve dhe formulimeve të njohura shkencore ose filozofike të estetit ose filozofit të njohur gjerman A. G. Baumgarten, si dhe të shumë estetëve ose filozofëve të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë: në radhë të parë është shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, e cila ka për qëllim ose mision të saj studimet dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes, teknikës, praktikës dhe teorisë së njohur shkencore ose metodologjike të asaj që është e bukur, e dashur, e thellë dhe me vlera të larta krijuese ose artistike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe teorinë dhe praktikën e njohur shkencore ose metodologjike mbi ngritjen, sëndërtimin dhe projektimin (projeksionin) e vlerave të larta letrare, kulturore ose artistike, së bashku me intervalet, alegoritë, diagramet, epigramet, pentagramet, metaforat, adiaforat, poritë e ndryshme ose aporitë, diksionet, nonfiksionet, tezat dhe sintezat e njohura etike dhe metaestetike mbi strukturat dhe superstrukturat e njohura lineare dhe kompozicionale të rreshtit, strofës ose vargut të njohur letrar ose artistik dhe kështu me radhë, që i shquajnë dhe i bëjnë të dashura për lexuesin vargjet ose shkrimet e njohura letrare ose poetike të Dashnim Hebibit.

Ato e vërtetojnë edhe praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të njohur luftarak ose kalorësiak në pothuajse të gjitha vargjet ose poezitë e shkruara. Respektivisht, epikën, lirikën, dramatikën dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) tonë gjithandej.

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe cytjet, tendencat ose synimet e hetueshme filozofike ose metaestetike të poetit, për t’i kapur ose zënë në “kurth” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qenies së pavdekshme iliro-shqiptare përmes formave, metaforave, simboleve, portreteve ose profileve të ndryshme impresioniste, ekspresioniste, dadaiste, ataraksioniste, inkarnative, impresioniste dhe të tjera. Të cilat në instancë të fundit kanë për qëllim “kthimin kah brendia” ose “kthimin kah vetvetja” e njohur nacionale (etnike), historike dhe gjeografike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar gjithandej. Kjo sidomos në shkrimet e tij me titull “As në qiell e as në tokë”, “Sfond i boshatisur”, “Kur qesh një vajzë”, “Mbi kapakun e syve qëndron jeta” etj., ku strofat ose vargjet e z. Hebibi ndodhen të ngritura ose projektuara në shkallë kushtrimi dhe amaneti, të ngritur në instancë morale dhe institucion mendor.

Në vazhdim të pëlqejnë përsiatjet ose qëmtimet e njohura etike dhe metaestetike të poetit për shquarjen, enkodimin, dekodimin dhe artikulimin e “subjektivitetit modern” dhe “substancialitetit antik” në çështjet dhe aspektet e njohura fetare, sociokulturore, sociopsikologjike dhe sociofilozofike të popullit ose kombit tonë në kuadër të vargjeve ose poezive të tij, të cilat i shpalosin ndërkohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit, së bashku me “metafizikën e moralit” të njohur fetar dhe kulturor tek shqiptarët. Dhe, së bashku me këto të fundit, edhe thellësinë e mendimit dhe veprimit (reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjshëm e racional të poetit Hebibi në çështjet dhe aspektet e mësipërme etike dhe metaestetike të artit letrar ose poetik.

Ndërkohë që në vargjet ose veprat e tij suplementare dhe tepër lucide me titull “Shteti që më vret”, “Bukuria vrastare” etj.: pos tjerash, lexuesit ose dashamirësit e strofave ose vargjeve të tij, edhe një herë mund të prekin dhe “zbulojnë” kultin e njohur të nënës ose gruas shqiptare në formën dhe profilin e njohur të një tempulli të shkëlqyer ose kryesor, që na përcjell ose shoqëron, si të thuash, në të gjitha “portat” ose hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe historisë sonë.

Objekti dhe subjekti i vargut të tij letrar ose poetik:

Duhet theksuar në vazhdim se objekt (objektivë) kryesor ose esencial (substancial) i strofave ose vargjeve letrare ose poetike të z. Hebibi janë: arti dhe jeta, arti dhe filozofia, jeta dhe filozofia… Etika dhe estetika e njohur krijuese ose artistike. E bukura, e dashura, shija, teknika, praktika dhe teoria e njohur letrare ose kulturore mbi ngritjen, projektimin (projeksionin), sëndërtimin, shquarjen dhe artikulimin e vlerave të larta krijuese (artistike), historike, patriotike dhe të tjera. Qenia, materia, krijesa, ekzistenca ose vetë jeta dhe bota e njohur e njeriut shqiptar që lëviz ose penetron vazhdimisht në kufirin e “lirisë së rrezikuar” dhe “robërisë së qetë”…! Kumti, mesazhi dhe petku i njohur lirik dhe metaforik i gjakut, palcës dhe limfës së njohur krijuese ose artistike… Dualizmi dhe alegoria e njohur e vargut letrar ose poetik… Akribiteti, subtiliteti, gjaku dhe delli (damari) i njohur krijues dhe patriotik i poetit. Rima, melodia, intonacioni (akustika), teknika, teoria, materia (substanca) dhe struktura e njohur shpirtërore, intelektuale, profesionale dhe patriotike e strofës, rreshtit ose vargut, dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, subjekti i tij është shpirti i pavdekshëm i njeriut dhe popullit (kombit) tonë shqiptar si Feniksi apo si flaka e njohur olimpike. Ndjenjat, tundimet, përjetimet, frakturat, pezmatimet, plazmimet, betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike. Inuita, rezonanca dhe nuhatjet e thella etike dhe metaestetike të poetit, i cili fund e krye strofave ose vargjeve të tij i njeh dhe i respekton me përkushtim dhe devocion të plotë “erosin” dhe “etosin” e njohur kombëtar ose patriotik, së bashku me higjienën, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe estetikën e njohur krijuese ose profesionale. Aty janë edhe një sërë çështjesh ose aspektesh të tjera etike dhe metaestetike që e shquajnë artin e shkruar letrar ose poetik tek z. Dashnim Hebibi – shkrimtarit ose letrarit të talentuar shqiptar nga Presheva.