Ballina Kronika Atentati ndaj Lulzim Mashës, Tase vijon dëshminë: Na ishte premtuar 80 mijë...

Atentati ndaj Lulzim Mashës, Tase vijon dëshminë: Na ishte premtuar 80 mijë euro! Do i vrisnim të birin, por s’po e gjenim

15
0

Skerdi Tase vazhdon dëshminë e tij në GJKKO, ku ka treguar edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në janar të vitit 2022. Tase thotë se porositësi kishte kërkuar ‘kokën’ e të birit, por për shkak se nuk e kishin gjetur dot, kishte urdhëruar vrasjen e të atit. Ai tregon se në momentin që ka qëlluar ndaj tij i ka ngecur sërish arma dhe Masha ka arritur që të largohet duke i dhënë gaz automjetit.

Për kokën e Mashës i kishin premtuar 80 mijë euro, 40 për Tasen dhe 40 për Henrik Hoxhajn. Bën me dije gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë edhe ‘porosi’ të tjera për të vrarë Dine Çamin dhe Oti Kilen.

“Pastaj Henriku kishte një punë tjetër. Kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po e gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjatë kësaj kohe, ne kishim porosi për të vrarë edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen.

Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një Golf 4 nga Nuredini. Në këtë kohë shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes më la Henriku tek kthesa prita Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier, Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”. Për të vrarë Lulzim Mashën na ishte premtuar 80 mijë euro, 40 mijë unë dhe 40 mijë Henriku”, ka deklaruar Tase.