Te FC Barcelona priten disa lëvizje të tjera gjatë verës. Krahas pritjes për të zgjidhur situatën e Mark-Andre ter Stegen, klubi ka gjetur tashmë një zgjidhje për Pablo Torre, i cili është transferuar te Majorka.
Barcelona po vjen nga një sezon i suksesshëm 2024-2025, duke fituar Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Ligan. Megjithëse u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve nga Interi, sezoni konsiderohet pozitiv. Në këtë fazë të merkatos, kampionët e Spanjës duhet të përqendrohen te largimet.
Transferimi i Pablo Torre-s te Majorka për një shumë rreth 5 milionë euro është tashmë i konfirmuar, por mbeten ende disa çështje të hapura për trajnerin Hansi Flik.
Një prej tyre është Mark-Andre ter Stegen, i cili vazhdon stërvitjet individuale dhe aktualisht nuk ka ndonjë zhvillim konkret për largim. Situata e tij mbetet e paqartë.
Ndërkohë, Oriol Romeu dhe Pau Viktor janë në listën e lojtarëve që pritet të largohen Romeu nuk është pjesë e planeve të Flik, ndërsa e ardhmja e Vicktorit varet nga lëvizjet e klubit në repartin ofensiv. jithashtu, portieri Inaki Pena është një tjetër emër që mund të largohet. Ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve dhe vendimi për të do të merret në javët në vijim.
Barcelona pritet të jetë aktive në ditët e ardhshme, duke synuar të pastrojë skuadrën nga lojtarët jashtë planeve teknike dhe të krijojë hapësirë për afrime të reja.