Ballina Sport “Blutë e Londrës” e kanë futur sulmuesin shqiptar në listën e largimeve

“Blutë e Londrës” e kanë futur sulmuesin shqiptar në listën e largimeve

16
0

Edhe pse është rikthyer nga huazimi tek Evertoni, Armando Broja do të largohet me shumë mundësi nga Chelsea.

“Blutë e Londrës” e kanë futur sulmuesin shqiptar në listën e largimeve.

Armando Broja mund të jetë pranë një transferimi në Bundesligën gjermane. Siç raportojnë mediat gjermane, për sulmuesin e kombëtares shqiptare kanë shfaqur interes Leipzig dhe Stuttgart.

Këta të fundit me shumë gjasa do të shesin Nick Ëoltemaden dhe po monitorojnë situatën e Brojës.

E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe në Leipzig, ku Sesko pritet të japë lamtumirën, gjithashtu dhe këta të fundit po mendojnë për shqiptarin.