Ballina Europë ‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët bllokohen nga uji

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët bllokohen nga uji

0
19

Një stuhi e pazakontë ka goditur Moskën, duke sjellë reshje shiu me intensitet të jashtëzakonshëm, të cilat mediat lokale i kanë quajtur “rrebesh tropikal”.

Brenda vetëm pak orësh, në kryeqytetin rus ka rënë sasia e shiut që zakonisht bie për dy javë deri në një muaj të plotë.

Sipas autoriteteve meteorologjike, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.

Kalimet nëntokësore për këmbësorë janë mbushur me ujë, duke i bërë të pakalueshme. Po ashtu, shumë qendra tregtare, supermarkete dhe parkingje nëntokësore janë përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të aktivitetit normal.

Autoritetet kanë nisur operacionet e emergjencës për të larguar ujin dhe për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në zona të përmbytura. Trafiku është rënduar ndjeshëm dhe ka raportime për bllokime rrugësh dhe automjete të ngecura në ujë.

Ky fenomen i rrallë për klimën e Moskës ngre shqetësime për ndryshimet klimatike dhe përgatitjen e qyteteve të mëdha për ngjarje ekstreme të motit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.