Ballina Opinion Doktor lidhi Zegjinetë e tua, se boll kemi ato të Ramës!

Doktor lidhi Zegjinetë e tua, se boll kemi ato të Ramës!

11
0

Nga Klodian Tomorri 

Dje “Kapitali” publikoi një investigim për rimbursimet fiktive, me titull: “Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus”

Në mbrëmje reagoi pronari i kompanisë, “CFO Pharma”, me një postim në facebook. E pashë reagimin, e mirëkuptova dhe madje, edhe e publikova.

Dhe nuk reagova, edhe pse në postim kishte disa fjali që meritonin përgjigje, siç ishin ato që shkrimi ishte sponsorizuar nga një konkurrent, apo aludime të tjera. Nuk reagova për dy arsye.

Së pari, zoti Causholli është në të drejtën e tij legjitime të mbrohet dhe të japë versionin e tij.

Së dyti, “Kapitali”, nuk e ka luftën me kompani private dhe biznesmenë, por e ka me qeverinë. Objekti i investigimit dje ishte qeveria, jo “CFO Pharma” apo “Bioplus”, sepse këto janë skema korrupsioni që bëhen nga qeveria, ose agjencitë e saj.

Por sot një mik më nisi foton më poshtë. Këtë zonjën që më quan mua sharlatan dhe më kërcënon me gjyq unë nuk e njoh, por më thanë që është kryetarja e Partisë Demokratike në Njësinë 9. Paralelisht qenka avokate e zotit Causholli.

Tani unë nuk kam asnjë problem, me këdo që punon si avokat. Dhe nuk e kam problem fare që zonja të bejë punën e saj dhe të më thërrasë në gjyq. Por kam problem, Nafijet e zellshme, që marrin guximin dhe më quajnë sharlatan.

Domethënë, kryetarja e opozitës në Njësinë 9, më quan mua sharlatan dhe më kërcënon me gjyq, sepse denoncova një skemë korrupsioni të qeverisë, e cila vjedh edhe sëmundjen.

Kohë cudirash janë këto. Ne investigojmë qeverinë dhe na shantazhon opozita, pse denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Hajde gjeje çfarë emri t’i vësh kësaj pune!

Ka dhe më. Gazeta e PD-së doli e para me shkrim të madh sot, si kundërpërgjigje për investigimin. Por nuk po merrem me RD-në, se ata mund të kenë arsyet e tyre.

Nuk dua të merrem as me këtë zonjën, sepse besoj që një gazetar, që godet opozitën hyn në gjynah.

Ndaj, Doktor!
Që te mos hyj edhe unë gjynah, lidhi këto Zegjinetë e tua, se boll kemi Zegjinetë e Ramës.