Ballina Aktualitet Dosja e dytë e Goros/ SPAK kërkon dënimin me 2 vjet burg

Dosja e dytë e Goros/ SPAK kërkon dënimin me 2 vjet burg

22
0

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Për këtë të fundit SPAK kërkon 2 vite burg, e konvertuar me 1 vit e 4 muaj, si shkak e gjykimit të shkurtuar.

Ndërsa për shtetasin Vasillaq Strakosha, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj që konvertohet në 1 vit burg, si shkak e gjykimit të shkurtuar.

Dënimi vjen pas verifikimit të akuzave për “shpërdorim detyre më shumë se 1 herë”, lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhes.

Në hetime ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të detyrës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin”Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, dhe me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Këto veprime kanë ndodhur në dëm të disa shtetasve të Bashkisë Himarë.

Po ashtu, hetimi ka zbuluar se Goro, në bashkëpunim me ish-drejtorët e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë shkelur ligjin “Për Përfundimin e Procedurave Ligjore të Kalimit të Tokës Bujqësore të Ish-Ndërmarrjeve Bujqësore në Pronësi të Përfituesve” dhe procedurat e përcaktuara nga Vendimi i Këshillit të Ministrave.