Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një seri fotografish të reja në Instagram, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.
Këngëtarja 29-vjeçare pozoi me një kostum seksi dhe xhinse të gjera, ndërsa në një video të shkurtë nga palestra tregoi muskujt e barkut me reçipeta të zeza dhe geta të ngushta.
Në albumin me titull “pak nga gjithçka”, ajo ndau gjithashtu momente nga udhëtimet me helikopter dhe darka elegante me miqtë dhe familjen.
Në disa fotografi, Dua pozon me një fustan të zi të ngushtë që i nxjerr në pah linjat trupore.
Ndërkohë, në këtë postim mungon partneri i saj Callum Turner, megjithëse çifti e konfirmoi zyrtarisht fejesën e tyre këtë muaj.
Gjatë fundjavës, ata u panë të përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në Hyde Park, Londër.
Në një intervistë të fundit për Vogue UK, Dua pranoi se dëshiron të ketë fëmijë me Callumin, por është e vetëdijshme për sfidat që sjell balancimi i jetës familjare me karrierën në muzikë.