Ballina Politika E quajti “skizofrene dhe të lidhur me Agimin e Artë”, Salianji fiton...

E quajti “skizofrene dhe të lidhur me Agimin e Artë”, Salianji fiton gjyqin me Kokalarin. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e aktivistes

33
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë përballjen me Evi Kokalarin. Kjo Gjykatë vendosi sot të rrëzojë rekursin e depozituar nga aktivistja shqiptaro-amerikane.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga e dëmtuara akuzuese Evi Kokalari (Angelakis), kundër vendimit nr.43 datë 11.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë.

Rreth 2 vite më parë, Salianji fitoi gjyqin në Apelin e GJKKO-së ndaj aktivistes Kokalari pasi kjo e fundit e kishte paditur për shpifje.

“Përplasja” mes Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku demokrati e cilësoi aktivisten skizofrene dhe të lidhur me organizatën terroriste greke, “Agimi i Artë”.